INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos i bëni kurrë këto gabime në dasmën tuaj

Mos i bëni kurrë këto gabime në dasmën tuaj

Publikuar më: 17:14 24-12-2016

Kush është martuar e ka provuar.

Mirëpo kush nuk është martuar nuk dëshiron  të gabojë. Dita e dasmës është dita më e rëndësishme e cdo cifti të dashuruar dhe do të mbahet mend përjetësisht. Gjithmonë duam që cdo gjë të dalë perfekte por pa ndihmën e profesionistëve është e pamundur. Vitet e fundit, dasmat shqiptare janë përmirësuar sepse deri diku është hequr dorë nga organizimet amatore dhe është rritur bashkëpunimi me agjencitë martesore. Planifikuesit e dasmave e kanë parë gjithcka, që nga dita me stuhitë e njollave të papritura në veshjet e dasmës pak para se të shkosh drejt altarit deri tek surprizat e momentit të fundit. .

Një planifikues i mirë është i përgatitur që të shmangë këto lloj katastrofash,me shpejtësi kontrollojnë ceremoninë brenda dhe jashtë duke u marrë me detajet e fundit sepse normalisht nuk janë të pagabueshëm. Edhe pse disa gabime nuk janë aq lehtë të ndreqshëm, por janë gjëra që ndodhin rrallë dhe fatmirësisht janë pothuajse tërësisht të shmangshme .

Ja këshillat e disa prej planifikuesve të dasmave më të suksesshëm botërorë. Ata peshojnë gabimet që shohin më shpesh dhe tregojnë se si mund t’i shmangni ato në ditën tuaj të madhe .

Një nga gabimet më të mëdha  është blerja e fustanit tuaj të dasmës dy numra më të vegjël, duke shpresuar se ju do të humbisni peshë dhe do ju bëjë. Nëse dasmën tuaj e keni në një afat të largët, atëherë thjesht prisni  që ta shikoni nëse gjatë kësaj periudhe do të humbisni peshë para se të shkoni të provoni fustanet. Shumica e dizenjuesve të dasmave kërkojnë të paktën 5 deri në 6 muaj që t’i porosisin veshjet tuaja, prandaj, në qoftë se ju do të humbisni akoma më shumë peshë, ju mund ta ndryshoni përmasën në kohë. Këtë profesionistët e quajnë: Rregull cardinal të planifikimit të dasmës.

Asnjëherë mos blini  një fustan për të cilin nuk jeni të sigurtë që ju përshtatet .

Pa përmendur që, nuk ka asnjë nuse që të ndihet ndonjëherë e lumtur për faktin se nuk humbet peshë mjaftueshëm dhe që nuk pendohet për veshjet e saj.

Pritshmëritë e larta janë një gjë e mirë. Pritshmëritë e paarsyeshme janë një gjë tjetër. Kemi shpresa realiste që një martesë mund të jetë një kohë e shkëlqyer për të festuar me njerëzit tanë të afërm dhe të dashur. Në të njëjtën mënyrë, shpesh ciftet fokusohen më tepër në atë që të ftuarit e tyre mendojne apo në atë që prindërit e tyre duan, kundrejt asaj cfarë ata duan vërtetë për veten e tyre në atë ditë.

Ciftet fiksohen mbi vogëlsira e imtësira dhe jo në gjërat madhore.

Gjërat që do ta bëjnë dasmën e tyre argëtuese, të paharrueshme  dhe magjike për ta dhe për të ftuarit, nuk janë as mishi as sallata..

Patjetër që ushqimi është tepër i rëndësishëm, por normalisht organizimi është ai që do t’i mbajë njerëzit “zgjuar”.

Ciftet shikojnë bloget e ndryshme apo në Pinterest dhe kopjojnë gjithcka shabllon. Por mos harroni që dasma juaj është festa më e bukur dhe më e madhe që ju do të bëni ndonjëherë.  Kjo është mundësia juaj për të treguar se kush jeni dhe cfarë doni. Një dasëm madhështore i trajton të ftuarit në mënyrën më të denjë, normalisht  kështu keni demostruar dhe vlerat tuaja.

Frymëzimi është super, por duhet të largoheni nga interneti dhe t’i riktheheni realitetit. Merrni kohë të rivlerësoni cfarë është e vërtetë  për ju ,dhe për cfarë ka nevojë realisht ky event. Është I vecantë, është I rrallë, është I përjetshëm dhe ju do të ndiheni krenar për gjithë pjesën tjetër të jetës suaj.

Article Logic
Execution time: 0.0037469863891602