INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos i hidhni lëvozhgat e vezëve, ja si mund të përmirësojnë shëndetin tuaj

Mos i hidhni lëvozhgat e vezëve, ja si mund të përmirësojnë shëndetin tuaj

Publikuar më: 19:24 13-04-2016

Instituti Kombëtar Amerikan i Shëndetit ka kryer një studim rreth lëvozhgave të vezëve dhe kanë arritur në përfundimin se janë shumë të dobishme për shëndetin tonë edhe pse shumë prej nesh i hedhin lëvozhgat e vezëve.

Ja pse ju duhet t’i përdorni ato:

Lëvozhgat e vezëve janë burimi më i pasur natyror i kalciumit dhe thithen më lehtë në trupin tonë.

Ekspertët shprehen se ato përmbajnë shumë minerale ndërkohë që studimi më i fundit ka zbuluar se këto lëvozhga përmbajnë të njëjtën kalcium që përbëhen dhe kockat tona.

Ky lloj kalciumi ndihmon në rregullimin e presionit të lartë të gjakut, ul kolesterolin dhe bën që të kemi kocka të shëndosha.

Mënyra më e mirë dhe efektivë për të përdorur lëvozhga veze është të vloni vezën për 10 minuta duke larguar kështu bakteret e dëmshme.

Më pas t’i ftohni në temperaturën e dhomës tuaj, t’i shtypni e ta mbani pluhurin në një kavanoz qelqi të sterilizuar.

Article Logic
Execution time: 0.0036311149597168