INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos i neglizhoni! Ja 5 arsyet pse keni kruajtje në zonën intime

Mos i neglizhoni! Ja 5 arsyet pse keni kruajtje në zonën intime

Publikuar më: 21:32 09-09-2018

Kruajtjet në zonën intime nuk janë gjë e re për femrat rreth e qark botës. Por, se çfarë i shkakton këto kruajtje mund të ketë një numër të madh arsyesh.

Si çdo lloj kruajtjeje tjetër, edhe kruajtjet aty poshtë janë të bezdisshme dhe shumë shpesh bëhen shkak frustrimi.

Natyrisht, opsioni më i mirë është vizita tek një gjinekolog, por përpara se të shkoni , po ju radhisim një numër arsyesh se pse mund të ndodhin këto kruajtjeje.

Vaginoza bakteriale

Vaginoza bakteriale është arsyeja më e zakonshme e kruajtjes së bezdisshme. Kjo ndodhë për shkak të çrregullimeve në përbërjen e florës vaginale, ku rritet edhe përqindja e bakterieve. Ky çrregullim është më i zakonshëm tek femrat që janë në moshën riprodhuese.

Në paraqitjen e vaginozës bakteriale, ndonjëherë mund të ndikojnë rastet e mëposhtme:

– Përdorimi i tepruar i antibiotikëve

– Përdorimi i gjatë i tamponeve higjienik

– Përdorimi i diafragmës

– Ndërrimi i shpeshtë i partnerëve

Infeksionet kërpudhore

Njëlloj sikur vaginoza bakteriale, edhe infeksionet fungale ndodhin si pasojë e çrregullimeve të florës vaginale ku edhe rritet përqindja e bakterieve. Mund të paraqitet edhe si rezultat i marrjes së antibiotikëve, marrëdhënieve seksuale, stresi apo dieta…përveç kruajtjes është e zakonshëm edhe sekrecioni i bardhë dhe i trashë. Gjithsesi, mos u shqetësoni sepse infeksionet fungale janë shumë normale që të paraqiten, por edhe trajtohen lehtë.

Ekzemë ose psoriazë

Këto çrregullime gjenetike të lëkurës mund të shkaktojnë kruarje në zonën vaginale. Hidrokortizoni mund të ndihmojë në qetësimin e irritimit, por sërish është më mirë të konsultoheni me një gjinekolog nëse keni problem me këtë lloj sëmundje të lëkurës.

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme Gonorea, klamidia, herpesi, sifilizi janë vetëm disa nga sëmundjet që mund të merrni. Nëse keni marrëdhënie të paqëndrueshme dhe seks të pambrojtur duhet të vizitoni gjnekologun tuaj.

Hormonet

Kur niveli i hormoneve çrregullohet si pasojë e ciklit, shtatzënisë, menopauzës apo kontraceptivëve, ju mund të keni kruarje të pakëndshme “atje poshtë”. Thatësia vaginale është një tjetër tregues për probleme hormonale.

Article Logic
Execution time: 0.0036561489105225