INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos i neglizhoni! Këto 7 zakone të thjeshta, ju zgjasin jetën!

Mos i neglizhoni! Këto 7 zakone të thjeshta, ju zgjasin jetën!

Publikuar më: 22:51 26-12-2018

Shkëncëtarët në Universitetin e Stanfordit kanë kryer një studim dhe kanë zbuluar disa sekrete që mund të na ndihmojnë të jetojmë sa më gjatë. Ndoshta nuk e kishit menduar, por edhe këpucët ndikojnë në jetëgjatësi. Bright Side na tregon këto 7 zakone të përditshmërisë që mund t’ua zgjasin jetën. Janë zakone të thjeshta, por efektive.


Vizitohuni tek i njëjti doktor

Shkëncëtarët në Universitetin e Exeter kanë dëshmuar se nëse vizitoni tek i njëjti doktor gjatë viteve, ju në këtë mënyrë zgjasni jetën tuaj. Ky rregull zbatohet, jo vetëm për një mjek të përgjithshëm, por edhe për një kirurg, psikiatër dhe mjekë të tjerë. Mjekët mund të kujtojnë tiparet e pacientëve të tyre dhe nëse ndryshon diçka ata menjëherë e kuptojnë. Nëse shkoni tek një mjek i ri, ata duhet të zbulojnë problemet tuaja që nga fillimi.

Kurseni para për të ardhmen

Sa më shumë vite kalojnë, ndodh që më keq i përjetoni problemet financiare. Prandaj ajo çfarë sugjerojnë ekspertët financiarë është një kursim të ardhurash 10 vite përpara se të dilni në pension në mënyrë që të mos panikoheni më vonë. Stresi i të mos pasurit para nuk kontribuon në shëndet të mirë.

Vishni këpucë të rehatshme

Gjërat që na sjellin gëzim dhe rehati në mënyrë indirekte zgjasin jetën tonë. David Rosenbaum, një profesor 65-vjeçar tregon se sekreti i jetëgjatësisë janë këpucët e rehatshme. Këpucët na ndihmojnë të kontrollojmë veprimtarinë tonë: duke veshur këpucë të rehatshme, ecim rreth 10.000 hapa në ditë që është e rëndësishme për shëndetin tonë.

Mos u shtrini në divan

Ju mund ta zgjasni jetën nëse ulni sasinë e kohës që kaloni duke qëndruar ulur në zyrë ose duke u shtrirë në divan përpara televizorit. Nuk rekomandohet të uleni më shumë se 2 orë ose të kaloni më shumë se 2 orë para televizorit në ditë. Nëse ndiqni këto rregulla, ju do të zgjasni jetën tuaj për afro 3 vjet.

Flini më shumë në fundjavë

Mos e fajësoni më veten që flini tepër në fundjavë. Bazuar në studimet e Torbjörn Akerstedt, një shkencëtar nga Suedia, gjumi në fundjavë mund të na shpëtojë nga problemet shëndetësore dhe madje zvogëlon rrezikun e një vdekje të parakohshme.

Pastroni shtëpinë rregullisht

30 minuta aktivitet fizik në ditë dhe 5 herë në javë reduktojnë rrezikun e vdekjes të shkaktuar nga sëmundjet kardiovaskulare. Kjo teori u provua nga Scott Lear dhe kolegët e tij nga McMaster University. Përveç kësaj, nuk keni nevojë as të shkoni në palestër, sipas class. Mund të bëni punët e shtëpisë: si larja e dyshemesë ose fshirja e pluhurave. Këto aktivitete ju ndihmojnë. Nëse keni kohë për të ecur, ose zgjidhni të shkoni në punë në këmbë, pasi kjo gjë i bën mirë shëndetit tuaj.

Article Logic
Execution time: 0.0034580230712891