INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos i qëroni kurre këto perime; ja çfarë thonë ekspertët

Mos i qëroni kurre këto perime; ja çfarë thonë ekspertët

Publikuar më: 10:22 08-03-2017

Proçesi i larjes dhe pastrimit të frutave dhe perimeve që konsumojnë është po aq i rëndësishëm sa vlerat ushqimore dhe shëndetësore të tyre, sidomos në kohët e sotme kur pesticidet dhe kimikatet e përdorura janë shqetësuese.

Disa mund të jenë të mendimit që një frut apo perime e palarë nuk të shkakton ndonjë dëm të madh. E vërteta është që dheu ku janë rritur frutat dhe perimet kanë baktere pafund që mund të shkaktojnë probleme të mëdha që nuk zgjidhen me një të qëruar të lëkurës.
Ndonjëherë njerëzit mjaftohen me heqjen e lëkurës së frutave dhe perimeve duke anashkaluar faktin që shumë prej vlerave, vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve gjenden pikërisht tek lëkura. Por kjo nuk vlen për të gjitha frutat dhe perimet. Nëse heq lëkurën e domates nuk rrezikon të humbasësh vlerat e saj. Nëse qëron mollën nuk do të marrësh dozën e duhur të pektinës, një fibër e tretshme që rregullon dhe ul kolesterolin e keq dhe sheqerin në gjak. Pektina gjithashtu ndihmon proçesin e tretjes dhe të mban të ngopur për më gjatë.

Trangujt e freskët
Edhe nëse është turshi, është i shkëlqyer për forcimin imunitar, për shkak se përmban antioksidantë dhe fibra, të cilat parandalojnë kapsllëkun.

Karrotat
Pjesa e poshtme e lëkurës së karrotës është e pasur me disa elementë anti bakterialë dhe anti inflamatorë që sipas shkencëtarëve janë të rëndësishëm në betejën kundër kancerit. Ndaj nëse nuk ke zgjedhje tjetër, sugjerohet që karrota të konsumohet me gjithë lëkurë, ose të qërosh vetëm një cipe të hollë të saj. 

Patatet
Lëkura e patates ka më shumë fibër, hekur dhe folat se sa pjesa e brendshme. Nëse zgjedh patatet, lëkura e të cilave ka pigment ngjyrë vjollcë, atëherë ato janë më të dobishme. Një studim ka treguar që lëkura e këtyre patateve janë 5 deri në 10 herë më shumë antioksidantë se pjesa e brendshme.

Kastraveci
Nëse heq lëkurën e kastravecit do të marrësh më pak kalcium, magnez, fosfor, potas, vitaminë A dhe K se sa në rast se konsumon kastravec me gjithë lëkurë. Pjesa e brendshme e kastravecit është shumica ujë, ndërsa në lëkurë gjendet shumica e fibrave.

Patëllxhani
Lëkura e patëllxhanit është e mbushur me antioksidantë, sidomos me një element të njohur si nasunin. Një eksperiment mbi kafshët ka treguar që ky antioksidant është i rëndësishëm për ruajtjen e qelizave të trurit të shëndetshme. Nasunin është pjesë e një familje të madhe antioksidantësh të njohur si flavonoidë. Sa më shumë flavonoidë të konsumosh aq më të ulëta janë gjasat që të shtosh peshë.

Rrushi
Ka shumë njerëz, sidomos fëmijë që kur konsumojnë rrush preferojnë të thithin pjesën e tulit dhe të hedhin lëkurën. Por ajo që nuk e dinit është se në lëkurën e rrushit, sidomos atij të rrushit të zi gjendet një substancë të njohur si resveratrol që i sjell shumë përfitime trurit dhe zemrës.
Sidomos kur tentojmë t’i konsumojmë me gjithë lëkurë, procesi i larjes bëhet edhe më tepër i rëndësishëm. Do të ishte e thjeshtë të tregonim që këto produkte duhen blerë organike, por jo gjithmonë kjo është e mundur. Prandaj kushtojini vëmendje larjes së duhur.

Si duhen larë frutat dhe perimet?
Larja e frutave dhe perimeve heq bakteret, përfshirë E.coli që gjenden në lëkurë dhe në sipërfaqe. Hapi i parë është larja e duarve me ujë të ngrohtë për 20 sekonda dhe më pas futja e produkteve në një enë të madhe të mbushur me ujë. Për këtë proces kërkohet ujë i bollshëm. Ato duhet të fërkohen dhe pastrohen mirë përpara konsumimit. Nëse ato i lan shumë kohë përpara përdorimit, atëherë do të përshpejtosh procesin e prishjes së tyre. Produktet e lara dhe ato të palara duhet të ndahen veçmas. Këshillohet përdorimi i enëve dhe mjeteve të kuzhinës i veçantë për frutat dhe perimet e lara nga ato të palara. Gjithashtu, këshillohet që edhe sallatat e paketuara që gjenden në market të lahen dhe shpërlahen me ujë të bollshëm. Proçesi i pastrimit përfundon me larjen e duarve për 20 sekonda të tjerë.

Article Logic
Execution time: 0.0038118362426758