INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos i thoni shoqeve këto 5 gjëra për partnerin tuaj. Ka ardhur kohë e keqe!

Mos i thoni shoqeve këto 5 gjëra për partnerin tuaj. Ka ardhur kohë e keqe!

Publikuar më: 12:17 02-02-2017
Shoqja është personi më i afërt që mund të keni.
Ekspertët kanë veçuar rastet, ku duhet të tregoni kujdes për gjërat që i thoni mikes suaj, edhe për lidhjen. Sipas intv.al duhet të dini se cilat janë gjërat që ajo nuk pse t’i dijë, sidomos për personin që ju dashuroni. Nuk ka lidhje mosbesimi, por të tregoni kujdes është një ndër gjërat më të mira.
 
1. Mos i tregoni për çdo zënkë
Nëse i tregoni për çdo debat që bëni, kjo do tregojë se marrëdhënia juaj ka probleme. Edhe nëse kalon koha dhe ju martoheni, ajo do t’jua kujtojë rastet kur keni debatuar me partnerin. Shmangeni këtë gjë, sa më pak të dijë, aq më mirë do të jetë.
2. Kush paguan
Duke i dhënë detaje, sipas intv.al, se cili paguan apo jo, do i jepni shumë material për lidhjen tuaj. Ndoshta, partneri juaj nuk ka pasur mundësi të paguajë një ditë, por kjo nuk do të thotë se ai ju shfrytëzon nga ana materiale. Ndoshta, ajo do krijojë një përshtypje të gabuar për partnerin tuaj edhe kur ta takojë atë. Mos ndihmoni të lindin keqkuptime të tilla.
3. Ai nuk pëlqen disa nga shoqet
Ju duhet të reflektoni se cila është arsyeja,që ai nuk  pëlqen shoqet tuaja, por nuk duhet të flisni për këtë temë. Mendohuni vet dhe pastaj dilni në përfundim. Nëse i thoni shoqes këtë detaj, do i prishni punë vetes dhe mund të rrezikoni edhe të shkoni drejt zgjedhjes: shoqen, apo partnerin. Studiojeni situatën dhe merrni vendimin përfundimtarë.
4. Dyshimet që keni për të
Xhelozia është një ndër gjërat më normale në një lidhje, por mos i tregoni asaj çdo dyshim tuajin. Mund të ketë raste, që ajo t’jua shtojë edhe më shumë dyshimet, duke u bërë si ëngjëlli juaj mbrojtës. Mos e fusni veten tuaj në gjërat që i ka krijuar truri dhe shoqja juaj. Kujdes!
5. Dhuratën që nuk ju pëlqeu
Ndodh që ai ju ka blerë diçka që ju nuk e keni pëlqyer. Mos shkoni direkt t’ia tregoni shoqes, sepse do e turpëroni partnerin. Do krijoni sërish idenë se ai nuk ju meriton. Në fund të fundit thjesht një zgjedhje e gabuar e një dhurate ka qenë dhe nuk duhet të shkoni t’ja thoni direkt shoqes suaj.
Burimi: Metro
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0032451152801514