Olsi Bylyku është një ndër aktorët më të mirë shqiptarë të humorit dhe këtë e tregon fare mirë popullariteti që ai ka fituar. Aktorin e talentuar e kemi parë shpesh herë edhe si këngëtar e në edicionin e 20-të të “Kënga Magjike” konkurroi së bashku me mikun e tij, Lorenc Hasramën me këngën që mban titullin “Si të flas”. Një këngë shumë e pëlqyer nga publiku për të cilën Olsi Bylyku është përlotur në prapaskenën e Këngës Magjike dhe ata fituan çmimin “Magjia e Parë”.
Por siç duket, Olsi nuk i lë shakatë as kur është jashtë ekranit. Teksa po udhëtonte me këngëtarin Lorenc Hasrama, ai se ka lënë rehat këtë të fundit pasi e ngacmonte kur flinte gjumë. Dhe një ndër “torturat” më të këqija ishte ajo kur i vendosi këpucën pranë hundës dhe reagimin e Lorencit mund ta shihni fare mirë në këtë video.
kimikat from Vimeointv.al on Vimeo.