INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos kërkoni kurrë këshilla për lidhjen tuaj nga këta persona

Mos kërkoni kurrë këshilla për lidhjen tuaj nga këta persona

Publikuar më: 15:47 06-03-2017

Keni diskutuar me të dashurin së fundmi dhe ndjeni të flisni me dikë në lidhje me këtë? Të flisni është mirë sepse kjo ndihmon të ndiheni më mirë për atë që po ju ndodh. Gjithashtu ju ndihmon ndoshta të hidhni dritë  mbi atë problem dhe të gjeni një zgjidhje.

Por ja që nuk duhet të flisni me disa persona për lidhjen tuaj.

Të gjeni personin e duhur me të cilin të flisni, mund të jetë gjëja më e vështirë për t’u bërë por kjo është diçka thelbësore.

Sigurohuni që jeni duke kërkuar këshilla nga persona të pjekur dhe të besueshëm, ndryshe qëndroni larg tyre .

Miku përjetësisht single

Ka dy lloje miqsh përjetësisht single. Tipi A, që i pëlqen të jetë gjithmonë vetëm. Atij nuk mund t’i pëlqejë të lidhet dhe problemi qëndron se ju mund ta keni zili lirinë e tyre. Por ndoshta ju nuk doni të ndaheni kështu që ky lloj personi nuk është i përshtatshmi me të cilin duhet të flisni për debatet në lidhjen tuaj.

Pastaj vjen miku single tipi B. Ky tip është tmerrësisht i trishtuar. Janë tipi i personave që lënë takime në Tinder, janë të trishtuar, të zymtë dhe e urrejnë botën sepse mendojnë se nuk mund të gjejnë askënd që ta duan. Ky lloj personi do t’ju tregojë gjithashtu se sa i keq është edhe i dashuri juaj ndaj nuk ju leverdis të flisni me të për problemet tuaja në çift.

Miku që del me shumë femra

Ky lloj miku i merr marrëdhëniet shumë lehtë. Ai gjithmonë mendon se nëse ikën njëra, vjen tjetra. Dhe nëse merrni këshilla nga ky lloj personi do të futeni në mendime dhe do ta pyesni veten nëse mund të gjeni dikë më të mirë, më të zgjuar dhe më hot në “detin e njerëzve” që ai ju ka folur.

Familja

Familja të do. Familja do t’ju dojë gjithmonë dhe e vërteta është se pse ju duan kaq shumë, ju nuk mund të bëni asgjë të keqe. Ata automatikisht do t’ua shpifin të dashurin për t’iu mbrojtur ju. Nëse doni të flisni për marrëdhënien tuaj me dikë, duhet të gjeni dikë neutral dhe të paanshëm. Familja  nuk mund ta bëjë këtë.

Ish-i juaj

Ju kurrsesi nuk mund t’i kërkoni sih-it tuaj t’iu japë këshilla për lidhjen aktuale. Mundësia që të dështoni në ato që do t’iu këshillojë është shumë e madhe sidomos nëse marrëdhënia e mëparshme që kishit me të ishte serioze. Ai ende mund të ketë ndjenja për ju, por jo më kot ka mbetur një ish. 

Article Logic
Execution time: 0.0037660598754883