Natyra gjithmonë na ofron pamje nga më mbresëlënëset.
Dhe ndonëse mendojmë për zinxhirin ushqimor sidomos në një natyrë të egër, sërish kjo e fundit na tregon se ndonjëherë instinkti është më i fortë, madje edhe tek kafshët më të forta.
Edhe në këto foto shkruan Daily Mail ju mund të mendoni se luanesha po luan me gjahun e saj, por nuk është kështu ajo po kujdeset për një këlysh antilope sikurse të jetë i saj.
Foto me të vërtetë mbresëlënëse pasi edhe pse antilopa është gjahu natyral i luaneshës, ajo ka arsye të fortë për të mos e ngrënë.
Pak ditë më parë, një luan i ka vrarë këlyshët e saj, kështu që luanesha në zi tashmë ka gjetur dikë tjetër për ta mbrojtur dhe për t’u përkujdesur.
Instikti i nënës mesa duket thyen çdo ligj të natyrës.