INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos lini nam! Këto janë 5 gjërat që s’duhet t’i bëni KURRË pas ndarjes!

Mos lini nam! Këto janë 5 gjërat që s’duhet t’i bëni KURRË pas ndarjes!

Publikuar më: 11:26 09-05-2019

Nuk jeni më bashkë dhe normalisht që nuk e keni të lehtë, por duhet të keni në kontroll jetën tuaj. Dhe këto veprime nuk duhet t’i bëni më:

1.Je e mbërthyer nga ndjesia e të bërit “shopping” pa limit: Blen gjithçka. Duke nisur nga çarçafët e rinj (sepse nuk mund të flemë mbi ato që na kujtojnë atë) deri tek te gardëroba e re për të ndryshuar stil. 300 euro më pak në kuletë, por ndihemi shumë më mirë…e si jo?

2.Kërkon të ndihesh mirë shumë shpejt: Hapi i parë: Organizon një mbrëmje për të festuar statusin tënd si vajzë beqare. Hapi i dytë: Fillon të qash në orën 21:00 para një shisheje me verë.

3.Thua gënjeshtra: Kur ai të dërgon një mesazh për të të pyetur se si je, përgjigjesh: “Më fal, kush jeni? Sepse nuk e kam numrin tuaj”. Të lumtë, meriton një duartrokitje, sipas iconstyle.

4.Bëhesh një hetuese online: Kush është ajo vajza që ka pranuar në Facebook? Kush është ajo tjetra në fotografi me të? Përse papritmas ka nisur të qëndrojnë online?

5.I dërgon mesazhe kur je e dehur: Të tipit: “Hej, më mungoooon. Të puth” dhe “Nuk mund ta besoj që dikur të kam dashur, harroje numrin tim”, nëse sheh që nuk të kthen përgjigje brenda 30 sekondave, ndërro numrin pa humbur kohë. 

Article Logic
Execution time: 0.0040829181671143