INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos lini takime romantike me këto njerëz bazuar te shenja juaj e horoskopit. Do pendoheni në fund!

Mos lini takime romantike me këto njerëz bazuar te shenja juaj e horoskopit. Do pendoheni në fund!

Publikuar më: 12:51 27-01-2017
Në këtë artikull, ekspertët që merren me këtë fushë kanë paralajmëruar se me këto persona nuk duhet të lini takim, sepse nuk do t’ju shkojë mirë.
1. Dashi
Nuk duhet të lini takim me: Gaforren
Gaforret janë shumë të ndjeshëm. Njerëzit që i përkasin shenjës së dashit nuk kanë shumë durim. Si shenja nuk shkojnë mirë së bashku.
2. Demi
Nuk duhet të lini takim me: Ujorin
Demat janë të përgjegjshëm dhe qëndrojnë më këmbë në tokë. Ndërsa ujorët janë egoistë, thyejnë rregullat dhe nuk e vrasin mendjen për veprimet e tyre. Nuk shkojnë fare si shenja.
3. Binjakët
Nuk duhet të lini takim me: Bricjapin
Një bricjap është i mërzitshëm për një binjak. Bricjapët, sipas intv.al janë njerëz të mirë, por nuk tërheqin vëmendjen e duhur te një binjak. Ata janë shumë të ndershëm për të lënë një takim romantik me një binjak.
4. Gaforrja
Nuk duhet të lini takim me: Virgjëreshën
Gaforret kanë nevojë për dikë për t’i dhënë suport, ndërsa virgjëreshat janë shumë kritikë. Këto dy shenja nuk shkojnë së bashku.
5. Luani
Nuk duhet të lini takim me: Akrepin
Luanët janë argëtues, flirtues  dhe nuk do duronin dot një akrep që xhelozon. Nuk duhet të lënë takim së bashku.
6. Virgjëresha
Nuk duhet të lini takim me: Shigjetarin
Shigjetarët janë shpirta të lirë dhe nuk e vrasin mendjen si do ndikojë sjellja e tyre. Ndërsa virgjëreshat i mendojnë shumë gjërat dhe ndonjëherë nuk bëjnë atë që duan.
7. Peshorja
Nuk duhet të lini takim me: Akrepin
Akrepët  nuk e kanë problem të nisin një luftë për diçka që duan, ndërsa peshoret  duan harmoni dhe i zgjidhin gjërat me mirëkuptim. Nuk shkojnë mirë së bashku.
8. Akrepi
Nuk duhet të lini takim me: Dashin
Të dy këto shenja janë të pavarura, por në fund gjithmonë do debatojnë, se cili duhet të jetë lideri. Mund të  kaloni thjesht kohën së bashku për seks, por nuk do ju zgjasë si lidhje serioze.
9. Shigjetari
Nuk duhet të lini takim me: Demin
Ndryshimet dhe takimet me njerëz të rinj janë gjërat kryesore për një shigjetar. Ndërsa demat, sipas intv.al  e pëlqejnë rutinën dhe nuk e duan aventurën. 
10. Bricjapi
Nuk duhet të lini takim me: Shigjetarin
Shigjetarët i duan njerëzit që qeshin, ndërsa bricjapët janë më seriozë. Sjellja e një shigjetari do e nervozojë një bricjap.
11. Ujori
Nuk duhet të lini takim me: Peshqit
Ujorët duan hapësirën e tyre, ndërsa peshqit kanë nevojë shumë për dashuri.  Një ujor nuk duhet të dalë në takim romantik me një peshk, pasi  nuk do  shkonin fare si çift.
12. Peshqit
Nuk duhet të lini takim me: Binjakët
Peshqit janë ëndërrimtarë dhe duan dikë që ta dashurojnë. Ndërsa binjakët duan lirinë  dhe ndihen të mbytur duke pasur një lidhje të qëndrueshme.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega

Article Logic
Execution time: 0.0037000179290771