INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Mos ma bëj me gisht”! Plas keq “sherri” mes Melisës dhe Mevlanit: Të tjerave u bërë surpriza, mua më plase pas mullarit…

“Mos ma bëj me gisht”! Plas keq “sherri” mes Melisës dhe Mevlanit: Të tjerave u bërë surpriza, mua më plase pas mullarit…

Publikuar më: 10:36 14-01-2021

Melisa është shfaqur shumë e lënduar gjatë puntatës së sotme nga veprimi i Mevlanit, pasi ky i fundit i dedikoi një këngë Ledianës në takimin e tyre të parë. E pikërisht kjo gjë solli shpërthimin e Melisës. Kjo e fundit i tha Mevlanit se ka surprizuar gjithmonë vajzat e tjera në takime me çokollata e lule, ndërsa atë e ka përplasur te mullari.

Më konkretisht, Melisa e mërzitur është shprehur se:

Sindin e surprizove me lule dhe arush, Ledianën me këngë, Melisën zgjodhe ta përplasësh pas mullari për ta surprizuar? Në këto momente Melisa të hedh poshtë Mevlan. Prekem se jam një ndër vajzat dhe kur të kam thënë të kam xhan, ke bërë rolin e xhelozit tani të hedh poshtë dhe nuk më intereson të dal më me të. Mua më hodhe poshtë me këtë. Të gjithave i ke dhuruar lule e çokollata.

Mbrëmjen e ndodhi dhe një përplasje mes tyre pas takimit të Mevlanit dhe Ledjanës, ku u përmend herë pas here edhe Melisa.

Teksa kjo e fundit nisi të replikonte, është ndërprerë nga dyshja e takimit aq sa kanë ngritur tonet.

Në një moment Mevlani çohet në këmbë dhe afrohet drejt Melisës ç’ka i rriti më tepër tensionet në studio.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037729740142822