INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos mbledhja e KLP-së, gazetarja tregon të vërtetën

Mos mbledhja e KLP-së, gazetarja tregon të vërtetën

Publikuar më: 22:11 28-11-2017

Çështja e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm është një çështje e nxehtë e cila ka ndarë sërish  në dy pjesë kampet politike dhe jo vetëm. Sipas Kushtetutës mandati i Kryeprokurorit Llalla mbaron pas mbledhjes së Këshillit të Lartë Prokurorisë. Dhe për mos mbledhjen e këtij këshilli janë hedhur hipoteza të ndryshme. Një ndër to është mos gjetja ende e një përfaqësuesi nga shoqëria civile.

Por kjo nuk është e vetmja arsye thotë gazetarja Klodian Lala në një deklaratë në studion e emisionit “Studio E hapur” me Eni Vasilin në “News 24”.

“Nuk mendoj se krijimi i KLP ka mbetur vetëm tek mbledhja e përfaqësuesit të shoqërisë. Unë nuk di akoma se kush janë anëtarët  prokurorë të cilët duhet të jenë në KLP, shkruan panorama. Ne nuk i kemi akoma të garantuar anëtarët prokurorë që duhet të jenë pjesë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë” tha Lala

Article Logic
Execution time: 0.0038609504699707