INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Mos më thërrit Manu, por zoti President’[VIDEO]

‘Mos më thërrit Manu, por zoti President’[VIDEO]

Publikuar më: 09:37 19-06-2018

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron po takonte disa të rinj në Paris kur njëri prej tyre iu drejtua kreut të shtetit me frazën “Ç’ kemi Manu?”. Adoleshenti u tregua më shumë miqësor seç duhej me Macron dhe kjo sjellje nuk i pëlqeu aspak kreu të shtetit. Presidenti nuk e anashkaloi këtë episod, por e qortoi të riun: “Jo, jo, nuk mund të flasësh kështu. Unë jam zoti President. Këtu je në një ceremoni zyrtare dhe duhet të sillesh mirë. Mund të bësh si budalla sa të duash, por sot kemi Marsejezën, Këngën e Partizanëve, kështu që më thirr “Zoti President” ose “Zotëri”. Dakord?”-u shpreh Macron. Ndërkohë i riu thotë: “Më falni zoti President”. Dhe kreu i shtetit nuk e ka lënë me kaq por ka vijuan më tej me këshillën. “Kështu pra. Ndiq radhën e gjërave. Nëse kërkon të nisësh një revolucion, duhet të studiosh në fillim që të marrësh diplomë dhe të jesh në gjendje të ushqehesh vetë”-u shpreh Marcon. “Në rregull zotëri!”-dëgjohet të thotë prapë i riu. Kjo video po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Article Logic
Execution time: 0.0031399726867676