INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos mendoni se keni shpëtuar, ja zonat ku do ketë shi nesër, shihni parashikimin e motit [FOTO]

Mos mendoni se keni shpëtuar, ja zonat ku do ketë shi nesër, shihni parashikimin e motit [FOTO]

Publikuar më: 17:58 14-06-2018

Dita fillon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat në mesditë fuqizohen duke sjellë shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të vendit. Nga kjo situatë përjashtohet bregdeti Jugperëndimor, ku vijojnë kthjellime të shkurtra me vranësira të shpeshta.

Sipas MeteoAlb, pasditja dhe mbrëmja lokalizojnë shirat, kryesisht në Veri dhe zonat Lindore, ndërsa shira të izoluar priten në ultësirën Perëndimore.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit, por një tjetër rënie me 1 – 2°C sjell mesdita, duke ulur maksimumin në 30°C.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor, ndërsa në det vijon dallgëzimi 1 – 2 ballë.

METEO.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0037128925323486