Ditën e djeshme, në mediat rozë ka qarkulluar një lajm në lidhje me moshën e moderatores së famshme shqiptare, Rudina Magjistari. Në lajmin në fjalë, thuhej se ndonëse duket fare e re, Magjistari në fakt është 44-vjeçe.
Por mosha e moderatores mesa duket paska qenë e pasaktë dhe për këtë ka reaguar vetë Rudina, e cila nëpërmjet një postimi në Instagram ka sqaruar gjithçka.
“Informacioni është i pasaktë. Mos m’i shtoni vitet kot, edhe pse me moshën time kam qenë gjithmonë në paqe. Dhe mos e besoni Wikipedia-n për çdo gjë. Edhe portalet janë më të besueshme se ajo!”-ka shkruar me ironi moderatorja e njohur, gjithsesi pa e zbuluar moshën e saj të vërtetë.