INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Blendi Salaj: Mos na trajtoni si kafshë!

Blendi Salaj: Mos na trajtoni si kafshë!

Publikuar më: 13:58 19-03-2017

Nga Blendi Salaj

Kur kritikoj mënyrën sesi marketohen produktet në tv nuk e kam për Bigun, por me rastet kur prezantuesve dhe të ftuarve u duhet të pijnë gjëra, hanë çokollata, kapërdijnë aspirina, bëjnë gargar etj... Gjatë programit. Promocioni njihet por sensi i masës, finesa, jo. Them që marketingu ua paraqet produktin konsumatorëve sikur u hedh ushqim kafshëve, por është pak më keq, marketuesit e përfytyrojnë publikun, injorant deri aty sa u duhet treguar SE SI PËRDORET dysheku, si pihet një pilulë, a si hapet kanaçja... Produkti pra, jo vetëm të reklamohet, por edhe të konsumohet gjatë programit. Imagjinoj së shpejti, mbushje dhëmballësh, ngrënie pulash, larje flokësh LIVE.

Article Logic
Execution time: 0.0034029483795166