Është kthyer në fenomenin e këtij viti në muzikën shqiptare dhe kjo nuk ka diskutim.
Tayna është një prej rrepereve më të reja shqiptare dhe më të suksesshme e si rrjedhojë e shohim gjatë gjithë kohës mjaft të kuruar.
E megjithatë as reperja nuk mund t’i mungonte “sulmeve” të komentuesve në rrjetet sociale për përdorim photoshop-i.
Së fundmi ajo i ka hedhur poshtë të gjithë këto zëra, duke postuar një foto në ‘Instastory’.
Aty shihet një sërë produktesh me proteina, të cilat reperja i merr për të pasur një trup sa më në formë. Mbi foto ajo shkruan ‘Photoshopi jem’, duke ironizuar kështu dhe komentet që ka dëgjuar për këtë.
Mirëpo, teksa krahasojmë dy foto të reperes duket qartë ndryshimi në fytyrën e saj që sigurisht mund të shkaktohet dhe nga këndi nga është marrë fotoja apo nga ndriçimi e megjithatë nuk është e pamundur të jetë përdorur dhe photoshop.