Disa ditë më parëElvana Gjata u rikthye me këngën " Tavolina e mërzisë", një baladë me të cilën u dashuruam të gjithë që në tingujt e parë.
Ndërkohë që në mediat rozë u aludua gjerësisht nëse kënga mund të ishte një dedikim, ngjarja e sotme duket se na bën sens që balada mund të jetë e tillë.
Ervin Mata i dashuri i Elvana Gjatës është vetëdorëzuar në polici mbrëmjen e së premtes, pasi ndiqej prej muajsh nga policia për ngjarjen në bllok.
Teksa Elvana e ka titulluar baladën "Tavolina e mërzisë", mos ndoshta ka qenë duke na treguar pikërisht ngjarjet më të fundit dhe vetëdorëzimin e të dashurit të saj në polici?
Këtë me siguri nuk do t'a marrim vesh kurrë, por mbetet një mundësi.