Prej disa kohësh po aludohet se Kiara Tito është në pritje të ëmbël për herë të parë. Krahas barkut të saj paksa të rrunbullakosur veshjeve të gjera në daljet e saj të fundit, ka qenë edhe vetë Luizi ai që herë pas hera ka “ngacmuar” me postime.
Por ditën e sotme duket se Kiara na dha konfirmimin e parë të shtatzanisë. E ftuar në “Fun Club Dancing” ishte Arjola Doci. Ajo e ngacmoi moderatoren duke e pyetur:
“Çfarë e kishe atë nepsin që përmende?”.
Duke qeshur, Kiara na i la “dyert” e hapura për çdo dyshim teksa u përgjigj:
“Është orar dreke ndaj e thash, por merreni si të doni”.
Mos ndoshta moderatorja sapo pohoi të gjitha aludimet për pritjen e ëmbël apo thjesht ka zgjedhur të “luajë” me lajmet që kanë qarkulluar?