Andi Artani është padyshim një nga konkurentët më të pëlqyer të sezonit te dytë të “Përputhen”. Ish-konkurenti para disa muajsh ka zbuluar për ndjekësit e tij që ka një vëlla binjak i cili quhet Ardi. Ky i fundit rrembeu menjëherë vëmendjen e te gjithëve dhe falë famës së vëllait te tij ka arritur më shumë se 30 mije ndjekës në llogarine e tij në “Instagram”.
Në një komunikim të fundit me ndjekësit e tij, Ardi ka treguar detaje rreth jetës së tij në SHBA. Megjithatë, nuk kishte sesi të mos përmendej edhe programi i njohur i dashurisë.
“Ku e sheh veten pas 5 vitesh?”- ishte nje nga pyetjet e ndjekësve te tij. Pergjigja e Ardit ishte: “Përputhen 6”.
Kjo përgjigje e vëllait të Andit është marrë si një reagim ndaj zërvave se mund të jetë pjese e programit, gjithsesi ngelet për tu parë nëse ai do të marrë pjesë si konkurrent.