INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos punoni gjatë kësaj ore, rrezikoni dëmtimin në tru

Mos punoni gjatë kësaj ore, rrezikoni dëmtimin në tru

Publikuar më: 12:45 14-07-2016

Shumë nga njerëzit zgjohen herët dhe vazhdojnë pastaj punën deri në orët e vona të mbrëmjes. Një studim i ri suedez ka zbuluar se puna jashtë orarit të zakonshëm 9:00-17:00 mund të shkaktojë dëmtime serioze në tru.

Ky studim tregon se ata që punojnë shumë herët në mëngjes ose vonë gjatë natës kanë më shumë gjasa që të kenë probleme me kujtesën se personat që punojnë vetëm gjatë orarit zyrtar të punës. Puna herët ose vonë ndërpret lobin frontal të trurit dhe dëmton proceset themelore të tij, të cilat lidhen me kontrollin, gjuhën, aftësinë e zgjidhjes së problemeve dhe gjykimin, të gjitha këto të rëndësishme për punën.

Prandaj çdo anashkalim që ju bëni, do të jetë keq për ju. Pjesa më alarmante e këtij studimi është se sa më shumë të punoni në orë të papërshtatshme aq më shumë e dëmtoni trurin tuaj. Megjithatë, nuk jeni kurrë vonë për t’iu rikthyer rutinës normale të punës.

Në eksperimentin e këtij studimi, punonjësit që kthyen rutinën e tyre në normalitet, pas 5 vitesh, kishin të njëjtën performancë truri me ata që kanë ndjekur gjithnjë një regjim të rregullt

Article Logic
Execution time: 0.0037388801574707