Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me banorët e Njësisë Administrative Nr.5 në Tiranë. Gjatë bisedës me qytetarët, Rama nuk ka lënë pas dhe batutat me kandidatin e PS për Tiranën, Erion Veliaj, dhe ministrin Pandeli Majko.
Rama pyeti Veliajn nëse do ta bëjë Kopshtin Zoologjik në këtë zonë, pasi sipas tij, ua ka premtuar vetë banorëve, ndërsa Majkos i është drejtuar duke i thënë se atë e kanë për ideologji.
Pjesë nga biseda:
Rama: Do bëhet Kopsht Zoologjik apo jo?
Veliaj: Do bëhet, por s’i kemi të gjitha …
Rama: Si nuk i keni, ore ke bërë premtimin.
Veliaj: Për një muaj fillojmë.
Rama: Ore lëri këto …Mos qesh
Veliaj: Për një muaj fillojmë punë, burrash.
Rama: E ke premtuar, ke thënë “do bëj Kopsht Zoologjik”, merr premtimin dhe shikoje.
Majko: Po u bë …
Rama: Si “po u bë”, do bëhet, ne jemi për punë, ty të kemi për ideologji.
Situata aktuale politike nuk ka kaluar pa komentuar në kafen e mesditës.
Bisedën e nisi kryebashkiaku Veliaj, i cili komentoi “vetëvrasjen politike” të partive opozitave, ku dhe bëri ironi me LSI-së. Ironisë së tij, Rama iu përgjigj me batutë për Metën.
" LSI-ja i la pa punë edhe demokratët, edhe Metën. Po i bie këmbës që ta heqin nga puna, s’po bën gjë pa punë për ta hequr nga puna" u shpreh Rama.