INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Mos shpejto të arrish aksidentin'. Si e pëson 19 vjeçari në autostradën Tiranë - Durrës

'Mos shpejto të arrish aksidentin'. Si e pëson 19 vjeçari në autostradën Tiranë - Durrës

Publikuar më: 11:09 01-09-2018

“Mos shpejto të arrish aksidentin”, apelon policia ndërsa tregon se janë pezulluar për 3 orë 17 patenta për shkak të shkeljeve të normave të shpejtësisë. Një 19-vjeçar nga Durrësi është evidentuar me 175 km/h në rrugën interurbane Tiranë -Durrës, matur me radar në një largësi prej 745.3 metra.
“Shpejtësi që të vret jetën’’ shkruan policia. 17 Leje Drejtimi të pezulluara prej orës 22.00 të datës 31.08.2018 deri në orën 01.20 të datës 01.09.2018 për shpejtësi që varionin nga 137 deri në 175 km/h.
Nga verifikimi rezultoi se krahas shpejtësisë, 4 prej tyre ishin debitor me mbi 5 masa administrative, 3 pa siguracion dhe një pa kontroll teknik. Policia Rrugore pohon se do të vijojnë kontrollet me Radar e Drager në të gjitha rrugët e Tiranës.
“Mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin se në rastin më të mirë ju pret polici në rrugë. Zbato rregullat udhëto i sigurt”, apelon policia.

Article Logic
Execution time: 0.0044231414794922