INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos tallni motrat dhe vëllezërit, rrezikojnë të zhvillojnë skizofreninë

Mos tallni motrat dhe vëllezërit, rrezikojnë të zhvillojnë skizofreninë

Publikuar më: 14:56 13-02-2018

Personat që janë ngacmuar gjatë fëmijërisë nga motrat apo vëllezërit të tyre kanë 3 herë më shumë gjasa se fëmijët e tjetër për të zhvilluar një sëmundje psikike zbulon një studim i fundit.
Të dhënat e hulumtimit të studiueseve të universitetit të Warwick tregojnë se kjo kategori bullizmi ka pasoja më të rënda në shëndet pasi shtëpia kthehet një ambient torturues dhe të pasigurt, shkruan intv.al.
Ekspertët morën në studim për bullizëm dhe simptomat e psikike rreth 3.600 fëmijë britanikë të grupmoshës 12-18 vjeç.
Rezultatet treguan se fëmijët që ngacmoheshin disa herë në javë nga familjaret kishin 3 herë më shumë gjasa të vuanin nga depresioni, mungesa e vetëbesimit dhe të zhvillonin skizofreninë.
Por nëse një fëmijë ngacmohej dhe në shkollë atëherë shanset për të pësuar dëmtime psikike rritej me 4 herë, shkruan intv.al.
Megjithatë reagimet e fëmijëve ndaj bullizmit është i ndryshëm disa mbyllen në vetvete ndërsa disa të tjerë zhvillojnë një karakter dhunues.
Në të dyja rastet, pasojat do ti ndjekin këta fëmijë gjithë jetën duke ndikuar kështu dhe në të ardhmen e tyre.
Prof Dieter Wolke, nga Departamenti i Psikologjisë i Universitetit të Warwick ju ka kërkuar prindërve të jenë më të vëmendshëm ndaj marrëdhënies që kanë fëmijët me njëri tjetrin dhe ndjenjat që shfaqin secili fëmijë pasi në të kundërt pasojat do jenë të parikuperueshme.

Article Logic
Execution time: 0.0038659572601318