INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos u alarmoni... Princi Harry dhe Meghan Markle nuk ndjekin më Kate Middleton  dhe Princin William në rrjete sociale për këtë arsye

Mos u alarmoni... Princi Harry dhe Meghan Markle nuk ndjekin më Kate Middleton dhe Princin William në rrjete sociale për këtë arsye

Publikuar më: 17:07 01-05-2019

Axhenda mbretërore dhe humanitare e Princit Harry dhe Meghan Markle në faqen e zyrtare në “Instagram” kanë shkaktuar edhe një incident të vogël.

Ata nuk ndjekin më çiftin Kate Middleton dhe Princin William në rrjete sociale. Ndryshe nga çfarë mund të bëhej lajm për një ndarje apo zënkë midis familjes mbretërore, siç ndodh me personazhet e famshme, ky i radhës ka një arsye të veçantë.

Faqja zyrtare sussexroyal, të cilën edhe ju mund ta ndiqni që tani, shpërndau një foto kolazh, poshtë të cilës gjendej një mesazh humanitar.

Maji është muaji i ndërgjegjësimit të Shëndetit Mendor në SHBA dhe 13-19 Maj është Java e Ndërgjegjësimit të Shëndetit Mendor në Britani të Madhe.

Pikërisht për këtë arsye Harry dhe Meghan do të ndjekin në Instagramin e tyre vetëm ato faqe të cilat promovojnë mirëqenien mendore, shëndetin dhe pozitivitetin ndaj trupit dhe rëndësinë e lidhjes njerëzore jo vetëm për të dëgjuar njëri-tjetrin, por edhe për të kuptuar siç ka vërejtur edhe “iconstyle.al”

‘Ka organizata të panumërta që bëjnë punë të mahnitshme për shëndetin mendor. Ju lutemi të konsideroni llogaritë që kemi nxjerrë në pah si një fotografi e vogël e këtij rrjeti mbështetës global”.

Çdo muaj llogaritë që Meghan dhe Harry ndjekin do të ndryshojnë në bazë të një tematike ose kauze të caktuar.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036830902099609