INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Mos u bëj merak, unë e kam si çunin tim”

“Mos u bëj merak, unë e kam si çunin tim”

Publikuar më: 14:39 07-05-2019

“Mos u bëj merak, unë e kam si çunin tim”. I thotë dadua apo edukatorja nënës të fëmijës, për ta qetësuar dhe siguruar që e mban mirë fëmijën që i është bësuar. Dadua apo edukatorja, vertetë mund ta mbajnë mirë fëmijën, por shprehja që ato përdorin nuk e qetëson fëmijën, por përkundrazi e shton pasigurinë që ndjen fëmija kur shkëputet nga nëna. Sa do i vogël të jetë fëmija, kur shkëputet nga nëna i rritet shkalla e ankthit. Ai nuk e kupton pse nëna e çon në çerdhe apo kopësht. Pse duhet ta mbajë një njeri që nuk e njeh. Këto pikpyetje te fëmija provokojnë gjëndje alarmi. Dhe kur shtohen dhe shprehje të tilla të pakujdesshme që mbase nënën e qetësojnë, por fëmijën vetëm e trembin. Fëmija kur dëgjon këtë shprehje, që “e dua si fëmijën tim”, mendon që nëna e tij nuk e do dhe do ta lërë me këtë gruan tjetër. Kini kujdes prindër, të rritur, zgjidhini fjalët jo vetëm për tu qetësuar vetë, por edhe për të mos rritur shkallën e ankthit të fëmijës. Me ankthin nuk bëhet shaka. 

Faleminderit Lira Gjika për shkrimin e publikuar në intv.al

 

 

 
Article Logic
Execution time: 0.0038461685180664