INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos u bëni çift me këtë shenjë të horoskopit! Nuk do të jeni kurrë të lumtur

Mos u bëni çift me këtë shenjë të horoskopit! Nuk do të jeni kurrë të lumtur

Publikuar më: 16:25 23-08-2018

Ka disa kombinime shenjash të cilat yjet duket se i kanë bekuar për të patur gjithmonë mirëkuptim me njëri-tjetrin dhe shance të mira për të formuar një lidhje të fortë e të qëndrueshme.

Por, nga ana tjetër janë dhe ato shenja me të cilat bëni mirë të mos ngatërroheni, pasi nuk do të jeni kurrë të lumtur.

Ja cilat janë disa prej tyre: 

Bricjapi Dhe Ujori
Kjo mund të mos tingëllojë mirë, por Bricjapi dhe Ujori kanë një nivel shumë të ulët përputhshmërie. Megjithëse dy yjet janë të sunduar nga Saturni, zodiakët e tyre janë të ndryshëm. Kjo vjen pasi Bricjapi dëshiron qartësi, ndërsa Ujori është i fiksuar pas performancës.

Peshorja dhe Demi
Të dyja shenjat udhëhiqen nga Venusi, ka shumë tërheqje por mbaron shumë shpejt. Janë persona që nuk duan kompromise dhe nuk shkelin asnjëherë në “territorin” e njëri-tjetrit.


Luani dhe Gaforrja
Janë karaktere plotësisht të ndryshëm. Janë ekspresivë dhe pak mjafton që lidhja e tyre të përfundojë në krizë.

Shigjetari dhe Gaforrja
Duke pasur tipare të ndryshme të personalitetit, ata kurrë nuk tërhiqen nga njëri-tjetri. Mendimet e tyre janë plotësisht të ndryshme; Kur një Shigjetar do të lëvizë, një Gaforre do të qendrojë. Shigjetari lidhet emocionalisht, ndërsa Gaforrja është e interesuar më shumë për aspektin seksual.

Virgjëresha dhe Binjakët
Dy shenja me pikëpamje realiste dhe aspak të prirur për shpërthime emocionale. Marrëdhënia nuk shkon mirë mes një Virgjëreshe dhe një Binjaku, për shkak se kanë ndjenja të përziera dhe shumë të paqarta për njëri-tjetrin.

Akrepi dhe Peshqit

Akrepi është posesiv dhe komandues. Peshqit janë simpatikë dhe bujarë. Janë shenja shumë emocionale por që kanë dallime të mëdha në konceptimin e marrëdhënies. Akrepi ka karakter më shpërthyes, ndërsa peshqit kanë natyrë më të butë. Këto tipare të kundërta të personalitetit krijojnë shumë dallime midis tyre.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036969184875488