INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos u bëni merak, këto janë 8 shenjat që tregojnë se keni gjetur partnerin IDEAL

Mos u bëni merak, këto janë 8 shenjat që tregojnë se keni gjetur partnerin IDEAL

Publikuar më: 22:14 10-07-2018

Kur jetojmë një marrëdhënie dashurie, gjithnjë na shoqëron pyetja, a është njeriu i duhur. Edhe në rastin më të mirë, kur ai/ajo shfaqet plot përkushtim, dyshimi vlen për në vitet në vijim. Disa shenja të vogla që mund të tregojnë se a jeni me të vërtetë jeni me ‘shpirtin binjak’ po i rendisim më poshtë.

-Motoja e tij është: Ti vjen e para, pastaj janë gjërat e tjera të përditshmërisë.

-Megjithëse është rrëmujaxhi, ai nuk përton ta pastrojë banesën vetëm të të bëjë ty të lumtur.

-Kurrë nuk të merr në telefon, kur e di se jeni me shoqet.

-Kushti i vetëm i tij është që të mos e tradhtoni me dikë tjetër

-Kuptoheni vetëm me një vështrim dhe qeshni të dy edhe atëherë kur të tjerët nuk qeshin dhe nuk e kuptojnë përse.

-I pëlqejnë shoqet tuaja dhe kurrë nuk ka bërë komente negative për to.

-Edhe pse nuk është e vërtetë, ai insiston se darka që keni përgatitur është e mrekullueshme, përkundër asaj se fytyra e tij tregon diçka tjetër.

-Megjithëse keni një kohë të gjatë bashkë ju nuk e keni parë kurrë që ai të kthejë kokën prapa femrave të tjera.

Article Logic
Execution time: 0.0037720203399658