Moti vazhdon të na surprizojë. Mos u gënjeni nga rrezet e diellit që duket se e bënë ditën e sotme, si ditë pranvere.
Gjatë natës dhe ditën e nesërme vendi ynë pritet të përfshihet nga reshje shiu, deri në shtrëngata dhe dëborë ne zonat malore.
Sipas IGJEUM sot pasdite nuk priten reshje në të gjithë territorin. Ndërsa nesër priten reshje në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, të shoqëruara edhe me shtrëngata në disa raste. Në zonat malore mbi 800 m reshjet pritet të jenë në formën e dëborës.
Përsa i përket temperaturave ato pritet që ditën e nesërme të arrijnë:
në bregdet: 8 / 13 °C
në vendet e ulëta: 7 / 12 °C
në vendet malore: 0 / 6 °C