INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos u gëzuam para kohe për marrëveshjen e PS dhe PD për dekriminalizimin???

Mos u gëzuam para kohe për marrëveshjen e PS dhe PD për dekriminalizimin???

Publikuar më: 11:46 04-03-2016

Ende nuk është e qartë nëse deklaratat optimiste të së enjtes për arritjen e konsensusi mes të majtëve dhe të djathtëve ishin “fallco”, pasi këtë të premte situata është shumë e paqartë, pasi palët politike thonë se negociatat s’kanë përfunduar…

Kjo situatë po bën që të mos nisë a senaca kuvendore e lajmëruar për në orën 10. Edhe pse forcat politike kanë mbyllur takimet me grupet e tyre, parlamenti ende s’ka filluar. Ajo që nuk bë sens janë deklaratat kontradiktore, ku zëra nga PD-ja thonë se demokratët gjykojnë se janë ende larg kompromisit me mazhorancën për aktet e Dekriminalizimit, ndërsa ato nga PS-ja thonë se kompromisi është shumë afër.
Deri në momentin kur Kuvendi të nisë, Ligji i Dekriminalizimit është ende në pikëpyetje.
Pasi asnjë nga palët nuk ka ende një qëndrim, zyrar. Vetëm Flamur Noka nga e djathta ka folur shkurt se negociatat vijojnë.

Demokratët thonë se pa u arritur dakordësia e plotë për të gjitha aktet nënligjore, nuk mund të bëhet asnjë veprim tjetër dhe nuk përjashtojnë as bojkotin e seancës plenare.

Po ku ndhen e bashkohen PS dhe PD:

Pika që palët fillimisht nuk janë pajtuar: Një prej tyre është formulari i vetëdeklarimit, ku PD ka thënë se zyrtarët duhet të regjistrojnë dhe të deklarojnë të gjitha identitetet/emrat, të cilët kanë përdorur brenda dhe jashtë vendit. Ata gjithashtu kërkojnë, që mandati të pezullohet nëse deputeti arrestohet për plagosje/vrasje apo krime të tjera në flagrancë. E për këto dy pika është rënë dakort madje mazhoranca ka pranuar që pjesë e vetëdeklarimit të jetë edhe kryeministri dhe ministrat. 

Ndërsa pika, që ende s’kanë gjetur dakortësi është organit, që do të verifikojë të dhënat e vetëdeklaruara nga zyrtarët e lartë. PS kërkon që verifikimin ta bëjë organi përgjegjës, ku punon zyrtari, ndërsa PD thotë se duhet ta bëjë Prokuroria.

Article Logic
Execution time: 0.0018119812011719