Kris Dalipi dhe Adel Lami janë dy balerinët e njohur shqiptarë, të cilët prej kohësh i kemi parë të zhvillojnë karrierën mes Amerikës dhe Shqipërisë, duke kërkuar suksesin përtej oqeanit. Tashmë duket se gjërat kanë marrë drejtim dhe detajet për këtë i ka zbuluar Kris Dalipi në një pronocim ekskluziv për revistawho.com.
“Pas disa vitesh unë dhe Adel u ribashkuam përsëri si partner në “Ballroom Dance”. Ne performuam në 5 lloje të kërcimeve latine: Cha Cha, Samba, Rumba , Paso Doble dhe Jive. Ky është zhaneri që na pëlqen më tepër. Është një ndjesi shumë speciale kur futesh në dance floor (në skenën e kërcimit) dhe je gati për të shfaqur talentin tënd dhe punën e përditshme dhe të palodhshme. Aq me tepër kur sheh shumë çifte të përgatitur mjaft mirë dhe ti duhet të sfidohesh me to. Ne jemi gati për çdo sfidë sepse ne praktikohemi shumë”,-ka thënë balerini.
Më tej ai ka folur për spektaklin dhe detajet rreth prezantimit të fundit dhe planeve për të ardhmen e afërt. “Ishte një spektakël ‘Gala’ dhe ne u prezantuam mjaft mirë duke marrë shumë rezultate dhe komplimenta. Për momentin jemi duke u përgatitur për një nga kompeticionet më të mëdha të vitit të ‘Dance With Me’ që organizohet në nëntor. Janë shumë çifte ndërkombëtarë të njohur në ballroom dance si dhe gjyqtar të famshëm nga të cilët ne do gjykohemi. Qëllimi ynë është fitorja dhe të njihemi ndërkombtarisht në fushën e ‘ballroom dance’. Po punojmë shumë dhe jemi gati për këtë sfidë. Organizohet nga ‘Dance With Me’ dhe në të janë pjesë emrat të njohur të ‘Dancing With The Stars USA’ si Tony Dovolani, Valentin Chmerkovskiy dhe Maksim Chmerkovskiy. Shpresojmë që në të ardhmen të performojmë në ‘Dancing With The Stars USA”,-ka thënë Kris.
Për ta mbyllur fjalën Kris Dalipi flet me besim për talentet që ka në Shqipëri. Ai shprehet se duhet vetëm të jesh në vendin e duhur për të arritur sukses.