INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Mos u habisni, në Shqipëri ka më shumë kafene se në çdo vend të botës[VIDEO]

Publikuar më: 13:38 19-02-2018

Mos u çudisni po në Shqipëri ka më shumë bare dhe restorante se në çdo vend të botë në raport me numrin e popullsisë.
Studimi i fundit i INSTAT flet se në Shqipëri numri i bar-kafeve e restoranteve është rreth18.795, ku 14.200 janë bare dhe 3.965 restorante. E referuar një raporti më të herëshëm ato janë rritur me afro 6.3%, pasi janë hapur 1200 të reja dhe janë mbyllur më pak rreth 96. INSTAT raporton se në Shqipëri ka rreth 108 mijë biznese aktive, e baret dhe restorantet përbëjnë rreth 17.5% të tyre.
Me një popullsi prej 2.87 milionë banorësh nëse bëhen përllogaritje rezulton se në Shqipëri ka 654 bar-kafe për 100 mijë banorë ose 1 lokal për 152 banorë. Madje ia kalojmë dhe Spanjës, e cila deri tani mbante rekordin në Bashkimin Europian dhe në botë për numrin e lartë të bar-kafeve për banorë, me 592 lokale për 100 mijë banorë.
Në Europë, pas Spanjës dhe Shqipërisë, për nivel të lartë baresh renditet edhe Qipro, me rreth 470 bare për 100 mijë banorë.
Edhe Italia që ka shumë më shumë zona turistike se vendi ynë ka gati më pak se gjysëm e numrit të lokaleve e restoranteve, që ka vendi ynë në raport me popullsinë.

Article Logic
Execution time: 0.0036790370941162