INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos u keqkuptoni fare! Zaimina tha dy fjalë për bashkëshortin e saj dhe të gjithë mbetëm gojëhapur [FOTO]

Mos u keqkuptoni fare! Zaimina tha dy fjalë për bashkëshortin e saj dhe të gjithë mbetëm gojëhapur [FOTO]

Publikuar më: 15:32 30-09-2018

Nuk ndodh shpesh të dëgjojmë personazhet e showbiz-it shqiptar të flasin për partnerët e tyre.

E kjo mëse normale pasi duan të ruajnë privatësinë.

E ndërkohë që mund të themi se dhe Zaimina hyn tek apersonazhe që nuk shprehen shumë publikisht për lidhjet e tyre, së fundmi ajo na ka lënë të gjithëve gojëhapur me deklaratën më të ëmbël të dashurisë.

E ftuar në Pop Culture, Zaimina ka treguar çfarë pëlqen më shumë në karakterin dhe pamjen e bashkëshortit.

“Unë Klodin e adhuroj shumë si njeri. Ka shumë gjëra që i pëlqej tek ai; ambicia e tij, vendosshmëria që ka, më pëlqen që ecën me plane, ndryshe nga unë dhe mundohem të mësoj nga ai. Është një njeri tek i cili adhuroj shumë gjëra”, -ka thënë Zaimina, ndërsa pyetjes se çfarë e tërheq më shumë fizikisht te Klodi, këngëtarja është munduar t`i shmangej në fillim, por më vonë ka vendosur të përgjigjet.

“Nëse nuk përgjigjem kam frikë se njerëzit keqkuptohen, kështu që po them që është buzëqeshja”, -është shprehur Zaimina duke e kaluar këtë moment me të qeshura. Po ashtu, ajo ka thënë se Klodi i bën shumë shpesh komplimente duke treguar se kur shkojnë bashkë nëpër evente, ai shikon femrat rreth e qark dhe i thotë se është më e bukura.

zaimina.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037980079650879