INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos u lëndoni më! Këto janë shenjat e horoskopit me të cilat nuk duhet të dashuroheni KURRË!

Mos u lëndoni më! Këto janë shenjat e horoskopit me të cilat nuk duhet të dashuroheni KURRË!

Publikuar më: 21:44 15-01-2018

Duket e parëndësishme por shpesh yjet bëhen parashikuesit më të mirë të vijimësisë së marrëdhënieve. Lexoni me radhë se cilës prej tyre nuk duhet t’i afroheni!

DEMI

Mos u dashuro me një Shigjetar, sepse ai ka sensin e lirisë, çka ty nuk të pëlqen. Ti je tip tradicional dhe një Shigjetar do të të bënte vërtetë të vuaje. Nuk ja vlen. Të paktën nëse nuk je mazokist.

BINJAKËT

Mos u merr fare me Akrepët, sepse ato inteligjentët dhe plot jetë janë shumë të lodhshëm për ty që je një tip romantik i lindur dhe që kërkon të zgjidhesh problemet e të gjithëve. Me një Akrep do të ndjeheshe shumë i frustruar. Të lutem mos u dashuro me një Ujor. Ata kanë nevojë t’i lësh të lirë, kurse ti ke nevojë për stabilitet dhe kontroll.

LUANI

Nëse dashurohesh me një Dem, jeta jote do të jetë një ferr i vërtetë. Ti ke nevojë të përkëdhelesh dhe të vlerësohesh nga të gjithë dhe Demit nuk i pëlqen të bëjë komplimente. Demi kërkon një marrëdhënie stabël, të qëndrueshme, të sigurt dhe për pamjen e jashtme nuk i bëhet vonë.

VIRGJËRESHA

Nëse nuk e di atëherë mësoje që je tip lunatik, i ëmbël, diskret dhe i qetë. Kurse Dashi ka të kundërtën e vrullit tuaj. Ai është edhe egoist dhe egocentrik. Ndaj mos u merr me një Dash.

PESHORJA

Mos u dashuro me një person të shenjës së Peshqve. Ai e ka kokën në ajër, ti e ke kokën në ajër dhe kur në çift koka është në ajër marrëdhënia ftohet shpejt. Bashkë do të shkaktonit edhe shumë kaos.

AKREPI

Të dashurohesh me një Peshore do të thotë për ty të vdesësh nga zemërimi. Peshorja është e vështirë për t’u bërë për vete. Kurse ti je kokëfortë dhe do ta kesh me çdo kusht. Ti, posesiv! Peshorja, e pavendosur. Ndaj qëndroji larg sepse nxjerr anën tënde më të keqe.

SHIGJETARI

Ti dashuron aventurën, adrenalinën dhe me një Gaforre do të mërziteshe aq shumë sa do të urreje atë dhe veten, sipas Bordo.al. Përse të rrezikosh një katastrofë të tillë?

BRICJAPI

Koherent dhe realist siç je do të vuajë shumë nëse dashuroheshe me një të shenjës së Binjakëve. Binjakët janë pak tradhtarë dhe më beso do të të bënte të çmendeshe. Nga dhimbja, ama…

UJORI

Ti ke gjithmonë dëshirë të luash, të flasësh, të këndosh, të bësh gjëra që të argëtojnë, por Bricjapi është komplet e kundërta e këtyre dhe me të do të mërziteshe, Ndaj mos u dashuro me të!

PESHQIT

I turpshëm dhe i vetëpërmbajtur siç jeni ju, nuk do të shkonit aspak mirë me një Luan. Luanët janë shenja më egoiste e mundshme.

Article Logic
Execution time: 0.0018470287322998