INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos u martoni nëse ende nuk keni bërë këto 8 gjëra

Mos u martoni nëse ende nuk keni bërë këto 8 gjëra

Publikuar më: 11:32 13-03-2018
Martesa është një hap i rëndësishëm për të gjithë.
Nëse vendosni të martoheni me dikë, duhet të kaloni së bashku patjetër këto 8 gjëra. Sipas intv.al  nuk duhet të nxitoheni të pranoni një propozim për martesë nëse nuk bëni këto gjëra.
1. Bashkëjetoni
Bashkëjetesa është një nga testet më të mëdha që një marrëdhënie mund të kalojë. Kjo  është 100% e vërtetë, pasi nuk e njihni partnerin tuaj derisa të jetoni së bashku dhe të përjetoni të gjitha zakonet e tyre.
2. Të udhëtoni së bashku
Nëse shkoni me pushime së bashku, ky është një hap para. Njerëzit njihen më shumë, kur kaloni kohë së bashku me pushime, pasi nuk munden të fshehin veten e tyre.
3. Të dini qëllimet e njëri-tjetrit
Nuk mund të pranoni të martoheni, nëse nuk shpehni synimet e njëri-tjetrit. Kjo është është një mënyrë e mirë, që të jeni më të qartë rreth personit që do kaloni jetën. 
4. Flisni për financat
Pasi martoheni e keni ju në dorë si do e menaxhoni pjesën financiare. Nëse nuk e keni idenë si do veproni, nuk mund të merrni këtë vendim kaq të rëndësishëm. Merrni më shumë informacione, si është gjendja.
5. Debatoni për diçka
Edhe ndonjë keqkuptim është i mirë për lidhjen. Ju duhet të dini si reagon partneri juaj, në rastet kur debatoni për diçka. Nëse nuk debatoni, pas martese do e keni më të vështirë të përballoni ndonjë zënkë.
6. Flisni për fëmijët
Ju duhet të jeni të qartë, nëse dëshironi, apo jo fëmijë. Nuk mund të nisni një martesë, nëse nuk e keni të qartë për fëmijët që do bëni në të ardhmen. Ndoshta ju dëshironi, ndërsa partneri jo. Duhet ta sqaroni këtë çështje.
7. Duhet të njiheni me familjet e njëri-tjetrit
Edhe familja është shumë e rëndësishme. Nëse vendosni të martoheni me dikë, duhet të prezantoheni familjerisht. Kjo do tregojë edhe më shumë respektin që keni ndaj njëri-tjetrit.
8. Të bëni kompromise së bashku
Fjala kompromis është e frikshme për disa. Nëse dëshironi të jeni më të sigurt për hapin tuaj drejt martesës duhet të bëni kompromise me njëri-tjetrin dhe keqkuptimet rrugës do jenë më të pakta.
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0038909912109375