Për të gjithë qytetarët që përdorin abonenë për të udhëtuar me autobus të transportit urban, Bashkia e Tiranës njofton për disa ndryshime në të.
Bileta e pajtimit mujore do të jetë vetëm me një karton shoqërues si element shtesë sigurie pa pullë.
Formati i kartonit shoqërues të aboneve, mbart në kokën e saj logon e Bashkisë së Tiranës, si dhe mbishkrimin “Bashkia Tiranë” me germa kapitale.
Ky institucion i bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e abuzimeve dhe informalitetit në këtë drejtim.