INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos u mashtroni nga rrjetet sociale! Getinjo me këtë postim na tregoi se si është në realitet[FOTO]

Mos u mashtroni nga rrjetet sociale! Getinjo me këtë postim na tregoi se si është në realitet[FOTO]

Publikuar më: 19:50 27-05-2019

Getinjo është një nga reperët më të preferuar në estradën shqiptare.

Ai dhe vëllai i tij Mozzik ia kanë dalë që ndër vite të kenë goxha sukses në muzikën që bëjnë.

Edhe pse së fundmi janë të përfshirë në një skandal të bashkëshortes së Mozzik, Loredanës, Geti e ka shprehur në rrjete sociale se kjo ka qenë një mënyrë për të goditur imazhin e tyre dhe se do të rikthehen më fuqishëm.

Së fundmi, në “Instagram” reperi ka publikuar një shprehje e cila është mjaft kontradiktore në ditët e sotme.

Teksa shumica e njerëzve pretendojnë një jetë ndryshe në rrjete sociale nga ajo e realitetit, Geti është totalisht e kundërta:

“Varja rrjeteve sociale! Unë jam i vërtetë në jetën reale!” – ishte shprehja e shpërndarë në “InstaStory”.

WhatsApp_Image_2019-05-27_at_16.39.54.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0034239292144775