INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos u mërzisni nëse jeni në humor të keq, keni edhe përfitime

Mos u mërzisni nëse jeni në humor të keq, keni edhe përfitime

Publikuar më: 11:53 23-07-2018

Nëse keni menduar se të qënurit në humor jo të mirë ka vetëm efekte negative atëherë gaboheni.

Sipas një studimi të fundit të realizuar nga psikologët e Universitetit Waterloo në Kanada është zbuluar se nëse jeni në humor jo të mirë ju ndihmon të jeni më të përqëndruar, të menaxhoni më mirë kohën dhe të përcaktoni më mirë objektivat tuaja.Në studim u morën 95 persona. Në bazë të humorit të tyre.

këtyre personave iu kërkua të përgjigjeshin rreth pyetjeve që kishin të bënin me stresin e përditshëm.

Kërkuesit u bazuan në reagimin emocional, ndjeshmërinë, intensitetin dhe kohëzgjatjen e përgjigjeve emocionale që lidhen me humorin .Këto elementë janë faktorët përcaktues që ndikojnë në të ashtuquajturin 'funksionim efektiv' (ose aftësi për të kryer detyra).

Studiuesit i grupuan njerëzit në dy kategori njerëz me reagim të lartë dhe ata me reagim të ulët.Individët me reagim të lartë ekstrovertë janë njerëz që kanë përgjigje emocionale të shpejta, intensive dhe të qëndrueshme, ndërsa njerëzit me reagime të ulëta (introverte) janë më të relaksuar.

Në hulumtim u pa se ekstovertët performojnë më mirë në punë kur ata ishin në humor të keq.Ndërkohë, njerëzit me reagim të ulët treguan efektin e kundërt: ishin më pak produktiv kur nuk ishin në humor .

Kërkime të mëtejshme nevojiten për të shpjeguar këto lidhje ,por disa studime sugjerojnë se njerëzit me reagim të lartë janë mësuar të përjetojnë emocione negative.

Article Logic
Execution time: 0.0035829544067383