INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos u ngutni, AMA shtyn sërish mbylljen e transmetimeve analoge! Ja deri kur…

Mos u ngutni, AMA shtyn sërish mbylljen e transmetimeve analoge! Ja deri kur…

Publikuar më: 14:58 11-01-2019

AMA shtyn sërish mbylljen e transmetimeve analoge televizive. Bëhet fjalë për qarqet Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Më herët ishte parashikuar që ato të mbylleshin në datën 15 janar 2019 dhe tani u vendos një datë e re 1 shtator 2019.

Autoriteti i Mediave Audiovizive sqaron se vendimi për digjitalizimin është shtyrë, pasi ka marrë në konsideratë se në qarqet Tiranë, Durrës dhe Vlorë është përqëndruar numri më i madh i banorëve dhe se deri më tani nuk është siguruar sasia e mjaftueshme e dekoderave të tipit DVB-T2.
Në këto tre qarqe aktualisht bashkë ekzistojnë të dyja teknologjitë e transmetimit, si ato analoge ashtu edhe ato numerike. Familjet, tashmë të pajisura me dekoder, vijojnë transmetimet digjitale tokësore të cilat sigurojnë cilësi të lartë në 36 kanale televizive pa pagesë.

Article Logic
Execution time: 0.0044999122619629