INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos u trego i ashpër me veten, nga se mund të vuani…

Mos u trego i ashpër me veten, nga se mund të vuani…

Publikuar më: 09:45 29-04-2019

Njerëzit të cilët tregohen të ashpër me veten kanë më shumë gjasa që të preken ng ankthi. Një studim i fundit tregon se ata që fajësojnë veten se gjërat nuk po ecin ashtu sic duhet kanë më shumë gjasa të vuajnë nga crregullimi i ankthit ose crregullimet obsesive.

Studiuesit shprehen se persona të tillë torturohen nga mendimet negative.

Thjesht duke i pyetur se cfarë i frenon mund t’i ndihmojë të largohen nga zakoni i të menduarit shumë.

Kërkuesit nga universiteti Hiroshimës në Japoni theksojnë se personat që tregohen të ashpër me veten torturohen nga mendime negative dhe ndërmarrin disa strategji sesi ta parandalojnë një gjendje të tillë.

Crregullimi i ankthit është një gjendje afatgjatë e cila i shkakton njerëzve ndjenjë ankthi për shumë cështje të jetës së tyre.

Dhe madje mendohet se një gjendje e tillë prek më shumë se një në 10 persona, të paktën në një fazë të caktuar të jetës.

Ndërsa gjatë crregullimit të obsesionit në mendjen tonë vijnë mendimet shqetësuese.

Sipas kërkuesve japonezë ka shumë teori të cilat mund të shpjegojnë shkaktarët e crregullimeve psikiaktrike. Dhe për të kuptuar më shumë ata fillimisht identifikuan tre format e asaj që ata e quajtën përgjegjësi e tepërt.

Gjatë kërkimeve specialistët vunë re se ata persona që merrnin përgjegjësinë e shumë problemeve kishin më shumë gjasa të vuanin nga crregullimet e ankthit.

Por psikologët këshillojnë se ka edhe mënyra të thjeshta sesi njerëzit të tejkalojnë ato përgjegjësi që u shkaktojnë dëme. Ata nënvizojnë se të gjithë duhet të kuptojnë hapësirën që ekziston mes të menduarit dhe sjelljes.

Article Logic
Execution time: 0.0036580562591553