INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Mos u vishni si prostituta''/ Aulona Musta acarohet dhe i kthehet keq fansit: Uroj të të përdhunojë…[FOTO]

''Mos u vishni si prostituta''/ Aulona Musta acarohet dhe i kthehet keq fansit: Uroj të të përdhunojë…[FOTO]

Publikuar më: 12:08 30-07-2019

Aulona Musta është një nga gazetaret më të njohura e më të komentuara që flet gjithnjë pa dorashka dhe thumbon personazhet e famshëm të showbizit shqiptar. Ajo është shumë aktive në Instagram ku publikon foto e video të ndryshe nga përditshmëria e saj dhe jo rrallë herë ndodh që kapet me fansat.

Së fundmi Aulona ka publikuar mësazhin që i ka dërguar një ndjekëse e cila i thotë se mbesa e saj është abuzuar seksualisht nga kushëriri dhe gazetarja dha një mesazh të fuqishëm.

Por ajo ç’ka e acaroi Aulonën është komenti i një djali që quajti femrat fajtore, jo meshkujt që abuzojnë me to.

“Nje keshillë e vogel per femrat. Jeni te lira te mos bini dakord me mua por nese nuk doni tju qepen pas lloj lloj maniakesh mos u vishni si prostituta duke i nxjerr te gjitha hiret tuaja rrugeve . Nje femer mund te jet shum sensuale edhe pa treguar tangat,kofshet,gjokset e kurrizin. Mjafton pak me shum vleresim per veten tuaj ne menyr qe meshkujt te mos ju shohin me si nje objekt kenaqesie.”- shkruan ndjekësi, koment i cili nuk i ka pëlqyer aspak moderatores.

siap.png

 

Aulona i është kthyer e revoltuar, duke i uruar ta provojë edhe ai diçka të tillë si përdhunimi që i ndodh femrave.

“Nuk e di kush eshte me tragjike komenti yt, apo fakti qe tre vajza i kane bere like… Atyre si ju nuk ja vlen as t’i kthesh pergjigje… uroj vetem qe te dali ndonje dite ndonje burre qe te mendoje se floket e tua me xhel jane me eksituese se sa duhet per nje burre dhe pse jo, te perdhunoje per te te ndeshkuar qe i dhuron impulse seksuale.”- ia ka kthyer Aulona djalit.

 

fat.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0037841796875