INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos u zini besë, janë aventurierë! Këto janë 4 shenjat e HOROSKOPIT që janë më pak besnike!

Mos u zini besë, janë aventurierë! Këto janë 4 shenjat e HOROSKOPIT që janë më pak besnike!

Publikuar më: 22:36 19-10-2018

Ju sapo keni filluar një marrëdhënie dhe nuk e dini nëse mund t’i besoni apo jo? Sot ju tregojmë 4 shenjat më jobesnike të zodiakut. Zbuloni nëse jeni një prej tyre. Çdo person është unik dhe i papërsëritshëm, por ai mund të tregojë karakteristika të identifikueshme për dikë tjetër të lindur në të njëjtën periudhë të vitit.

Këto janë 4 shenjat më aventuriere dhe jobesnike të zodiakut.

Peshqit

Të lindurit nën shenjën e Peshqve mund të jenë ose shenjtorë, ose totalisht mëkatarë. Është shenja e fantazisë dhe e fluturimit. Ndjek emocionet e veta, pa u kujdesur shumë për ata që ka përreth, apo se mos lëndon ata që e duan. Peshqit priren të jenë me njerëz që kanë të njëjtën mënyrë të të menduarit, ata që ndajnë të njëjtët demonë. Nëse jeni me një partner, shenja e të cilit është Peshqit, sigurohuni që adrenalina në marrëdhënien tuaj është pak e çmendur. Pasioni është themeli i marrëdhënies suaj.

Akrepi

Akrepi është shenja e pasionit më brutal dhe tendenca e saj për tradhëti mund të duket mjaft e dukshme. Megjithatë, është i famshëm për besnikërinë e shpejtë. Kjo është një shenjë ekstreme, kështu që nëse humbni besimin në partnerin tuaj kërkoni diku tjetër. Besimi i ndërsjellë është thelbësor për Akrepin, nëse kjo mungon, pasojat do të çojnë në tradhëti.

Peshorja

Peshorja është shenja e marrëdhënieve. Peshoret besojnë se janë të kompletuara kur janë në një marrëdhënie, por nëse gjërat fillojnë të përkeqësohen, ato mund të shkojnë diku tjetër për t’u çliruar përgjithmonë nga partneri i tyre. Fillimisht do të shqetësohet nga kthesa që ka marrë marrëdhënia, por nëse ka ndodhur, ishte e drejtë që duhet të ndodhte ashtu. Përkundrazi, nëse marrëdhënia është e shëndetshme, është shumë besnike.

Luani

Luani ka një magnetizëm të pabesueshëm.Të lindurit në shenjën e Luanit besojnë se rruga është e rregulluar prej tyre, që ata vendosen mbi vetë ligjin, por natyrisht që nuk është kështu. Luani, nëse duhet të tradhtojë, nuk mendon dy herë për këtë, sepse ai dominon duke i konsideruar vendimet e tij më të rëndësishme se ato të partnerit të tij. Me fjalë të tjera, luani është par excellence jobesnik!

Article Logic
Execution time: 0.0041511058807373