INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos vallë Ana Lleshi sapo konfirmoi lidhjen me ish-konkurrentin e Përputhen?! Ja deklarata e saj e papritur!

Mos vallë Ana Lleshi sapo konfirmoi lidhjen me ish-konkurrentin e Përputhen?! Ja deklarata e saj e papritur!

Publikuar më: 19:36 23-03-2021

Ditën e djeshme, burime ekskluzive për “Iconstyle.al” konfirmuan se ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Ana Lleshi dhe Arsim Abdulli janë në një lidhje dashurie.

Sot, këtë lajm e ka konfirmuar vetë Ana në një intervistë për “Top Albania Radio”. E pyetur për raportin e saj me djalin nga Maqedonia, Ana u vendos në siklet duke pranuar “Ku ka zë, nuk është pa gjë”.

Për më tepër, Ana tregoi se do t’i futej muzikës dhe për dy javë do të na sjell një projekt të ri muzikor, duke ardhur për herë të parë si këngëtare.

Megjithëse e di që do të paragjykohet për këtë, Ana tregoi se me kohën do t’i vërtetojë të gjithëve talentin e saj.

 

 Djali u bë shkak që Arsimi të lërë përfundimisht “Për’puthen”. Ai tha se do të largohet për shkak të disa arsyeve private. I pyetur më tej nga Bora, ai tha se duhet të rikthehet në Zvicër për t’i bërë disa vizita djalit të tij.

Mirëpo, menjëherë pas largimit nga “Për’puthen”, ka marrë vëmendjen postimin i fundit i ish-konkurrentit në InstaStory. Një vajzë i ka bërë një dhuratë kaq domethënëse Arsimit, një unazë që e ka lumturuar shumë.

Ai ka publikuar në InstaStory dorën e tij me unazën në gisht, teksa shkruan:

“Nuk ka rëndësi dhurata, por mundi.”

 

Kështu, burime për “Iconstyle.al” treguan se vajza që i vendosi unazën ishte Ana.

Article Logic
Execution time: 0.003939151763916