INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos vallë, Arbana Osmanin mund të mos e shohim në 'BBVIP 3'? Ja emrat që mund ta zëvendësojnë

Mos vallë, Arbana Osmanin mund të mos e shohim në 'BBVIP 3'? Ja emrat që mund ta zëvendësojnë

Publikuar më: 13:36 01-11-2023

Që "BBVIP" do të ketë një sezon të tretë në Top Channel, kjo është pak por e sigurtë, megjithatë moderimi i reality show-t nga Arbana Osmani, dicka tashmë traditë, nuk qenka edhe aq, teksa këto ditë kanë qarkulluar lajme se mund të shohim dikë tjetër në drejtimin e programit.

Për të na i shtuar dyshimet ka shërbyer edhe një lajm ekskluziv me "mund" i "Anabel", që raporton sot se burime brenda Top Channel konfirmojnë se negociatat e televizionit me moderatoren kanë mbetur tek një "ngërc" financiar dhe nëse kjo nuk zgjidhet, epo ndoshta Arbanën nuk do ta shohim në ekran cdo të martë e të shtunë.

Ende nuk dihen detaje nga negociatat apo nëse janë afër zgjidhjes, ndërsa sigurisht nuk ka asnjë lajm zyrtar nga vetë Top Media apo Arbana, megjithatë sipas "Anabel" emrat që mendohen si drejtues të mundshëm të programit deri më tani janë: Ledion Lico, drejtues e producent i televizionit, po ashtu edhe prezantues në një sezon i "Big Brother" dhe Bora Zemani, aktualisht e angazhuar në "Dancing With the Stars".

Gjithsesi, duhet thënë se diskutime të tilla ka gati cdo vit në lidhje me Arbanën, nëse do ta shohim në drejtimin e reality show-t apo jo dhe në fund, gjithmonë e shohim.

Kështu që derisa të nisë, duke mbetur të pabindur për vërtetësinë e këtyre thashethemeve, MUND të themi që ka gjasa të mos e prezantojë Arbana këtë vit Big Brother-in (edhe pse duke mos dashur të bëhemi negativë, por këto lajme duken si pjesë e ndonjë strategjie të bërë nga vetë ajo).

Article Logic
Execution time: 0.003619909286499