Ai është një ndër Dj më në zë në kryeqytet dhe shpesh herë është në qendër të mediave rozë. Ai ka preferuar ta mbajë larg syrit të publikut jetën e tij sentimentale edhe pse rreth saj është folur shumë.
Pas ndarjes nga balerina e njohur Jora Hodo, Dj Sardi u përfol se është në një lidhje me një moderatore dhe bëhet fjalë për Jonida Vokshin.
E duke qenë se lajmi mori dhenë, Sardi nuk mund të mos ngacmohej mbrëmjen e sotme lidhur me këtë temë teksa ishte i ftuar në emisionin e Turjan Hyskës.
“Është e vërtetë që je lidhur me atë?”– e pyeti Turi duke nënkuptuar sigurisht Jonida Vokshin.
Dhe Sardi nuk hezitoi të përgjigjej: “Mbase!”
Dj i njohur u kujdes të na lërë në mëdyshje, por ju si e gjykoni këtë përgjigjen “mbase”?