Ermal Mamaqi është një ndër moderatorët më të njohur shqiptarë dhe shumë i dashur për publikun. Ai njihet për sarkazmat e tij të shumta, të cilat përveç se në emision, i bën edhe në rrjetet sociale ku jo rrallë herë ngacmon personazhet e njohur publikë.
Pas suksesit që korri me filmin komedi “Dy Gisht Mjaltë”, ai është në proçes e lart edhe për filmin e dytë ku do të jenë protagonistë shumë të famshëm ku ndër to do jenë dhe motrat Haxhia.
Së fundmi, Ermali na ka habitur të gjithëve me postimin e ditës së sotme në llogarinë e tij perosnale të Instagramit, ku shfaqet së bashku me aktorin e njohur me famë botërore Liam Neeson i njohur për filmin "Taken".
"Faleminderit Liam për mbështetjen. Tropoja të do"- ka shkruar Ermali.
Fansat kanë nisur menjëherë të komentojnë mbi takimin mes dy aktorëve e disa prej tyre as nuk e kanë kuptuar që bëhet fjalë për foto montazh, por vëmendjen më të madhe ka marrë komenti i këngëtares Enca e cila e akuzon për vonesën.
"Prandaj u vonuam sot ne"- ka shkruar Enca duke e shoqëruar komentin me disa të qeshura.