Donald Veshaj dhe Bora Zemnai janë çifti i cili tërhoqi vëmendjen e gjithë publikut shqiptar me historinë e tyre të dashurisë. Dyshja e njohur qenë për muaj të tërë kryefjala e mediave rozë.
Pavarësisht se koha kalon ata vazhdojnë të kenë vëmendjen e publikut. Së fundmi në rrjet po qarkullojnë disa zëra se çifti do të bëjë shumë shpejt dasmë.
Detaji që ka ngritur të gjitha dyshimet është pikërisht komenti i mikeshës së dyshes, këngëtarja Semi Jaupaj.
Semi ka komentuar në postimin e fundit të Borës duke dërguar një emoji nuse pa dhënë asnjë detaj më shumë.
Kaq ka mjaftuar që të krijohen aludime për një martesë të mundshme të çiftit.