Sa më shumë ditë kalojnë, aq më shumë flitet se ata janë bashkë dhe jo rrallë herë i kemi parë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Kanë dalë zëra se mes Erës dhe Julian Perrettas ka diçka më shumë se shoqëri. Këngëtarja shqiptare dhe Juliani janë pjesë e të njëjtit ‘label’ muzikor dhe lidhja e tyre profesionale është normale por ajo e afërt shoqërore ka habitur të gjithë.
Për t’u rritur akoma më shumë dyshimet ata i lënë komente romantike njëri-tjetrit në rrjetet sociale e për më tepër janë me pushime bashkë në Mykonos.
E teksa janë në pushime, Era ka ripostuar një video në të cilën shfaqet duke kërcyer dhe Julian e quan “Mbretëresha ime”.
Ka më vend për dyshime?