Prej ditësh “Big Brother VIP” ka gozhduar para ekranit publikun, ku banorët që janë personazhe të njohur kanë marrë gjithë vëmendjen. Pjesë e këtij reality show u bënë pjesë 14 yje, ku aktualisht janë 13, pasi 1 doli pak ditë më parë. Ata janë personazhe të njohura nga sfera të ndryshme të showbiz-it.
Ndërkohë prej disa ditësh po thuhet se shtëpisë më të famshme në Shqipëri do t’i bashkohet edhe këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj.
Mbrëmjen e parë të startimit të këtij programi ajo nuk u shfaq pasi siç ka treguar dhe artistja, si pasojë e infektimit me Covid-19 ka qenë e izoluar. Por tani që kjo situatë ka kaluar, Beatrix ka bërë një posti, në “Instastory” ku hedh dyshimet se mund të bëhet pjesë e BBV.
Bukuroshja ka publikuar një fotografi të vëllait, Albanit, ku ka shkruar: “Më mungon dhe do më mungosh akoma më shumë!”.